Qendra per Administrim Social Ekonomik Territorial organizon dhe administron shërbime specifike, si qendra mikpritëse me orientim studio pune, asistence të shoqërisë, struktura rezidenciale, sociale dhe shëndetësore, qendra rehabilitimi, shtëpi familje dhe nëse është e nevojshme u përgjigjet shtresave ne nevojë të shoqërisë dhe veçanërisht të miturve, njerëzve me aftësi të kufizuar, të moshuarve, grave në nevojë, refugjatëve dhe emigrantëve.
img5 img4
 
Promovon çdo aktivitet ose inisiativë të dobishme me qëllim social si dhe promovon inisiativa të barazisë gjinore ndërmjet burrave dhe grave dhe inisiativa kundër çdo lloj forme tjetër diskriminimi.
Qendra per Administrim Social Ekonomik Territoria promovon, administron dhe organizon shërbime sociale, kulturore, arsimore dhe shëndetësore në favor të komunitetit rom dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
img
 
Promovon integrimin social, kulturor, shkollor dhe punësim të emigrantëve, njerëzve në nevojë,  nëpërmjet asistencës sociale dhe shëndetësore, qendrave ditore, formimit gjuhësor, kulturor dhe profesional si dhe duke i asistuar me ndihmën e duhur.
img1img2

 
 
Realizon garantimin e të drejtave të personave të moshuar nëpërmjet promovimit të shërbimeve të asistences shtëpiake, qëndrave të dëgjimit dhe çfarëdo forme tjetër institucionale kundër dhunës dhe abuzimeve ndaj personave te moshuar.





“Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve”
Në kuadër të Projektit: “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve” i zbatuar nga Qendra per Administrim Social Ekonomik Territorial – ASET  u pilotua metoda  Kompasito për edukimin e fëmijëve dhe stafeve për Qendra për Fëmijët në Situatë Rruge i cili shërbeu për rritjen dhe fuqizimin e angazhimit dhe aktivizmit në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. Metoda Kompasito – është një metodë ndërvepruese trajnimi për fëmijët dhe profesionistët e Qendrave për Fëmijët në Situatë Rruge. më shumë...

“Për fëmijët, me fëmijët në risk”
Të mësojmë dhe të mbrojmë të drejtat përmes lojës dhe aktiviteteve
Qëllimi i projektit ishte pilotimi në qendrat e përkujdesit social në zonën periferike të Shqipërisë (Shtëpia e Fëmijës 6-14 vjeç në Sarandë) si dhe Tiranë (Shtepia e Fëmijës Zyber Hallulli) i metodës “Kompasito” si një standart Europian në ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe aktivizmin e tyre, duke rritur dijet dhe aftësimin për mbrojtjen e të drejtave dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje. më shumë...