AL | EN

SHENDETËSI

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë inisiativën ligjore për adaptimin e sistemit të ri të vlerësimit bio-psiko-social për personat me aftesi të kufizuara, sipas standarteve të Bashkimit Europian të Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksioneve (ICF). Në kuadër të kësaj reforme janë rishikuar kriteret e vlerësimit të aftesisë së kufizuar.
Kjo reform kërkon informimin e vazhdueshëm dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjithë armatën e mjekëve, administratorëve dhe strukturave territoriale. Ekipi i qendrës ASET ka qenë në Lezhë, Vlorw dhe Shkodër, rethe ku refoma filloi të zbatohet në Qershor 2022. Intervistat me drejtuesit e strukturave rajonale të Shërbimit Social Shteteror, të Drejtorive të Shërbimeve Sociale në këto bashki, drejtuesit rajonalë të shendetësisë, si dhe mjekë specialistë e e mjekë të familjes, nxorrën në pah dhe njëherë nevojën e ngritjes së kapaciteteve të stafeve të tyre në lidhje me reformën që MSHMS ka marrë. Ekspertët evidentuan faktin që reforma përfshin sektorin shëndetësor dhe social. Intervistat me ta na ndihmuan për të krijuar materiale trajnimi të qarta. Trajnimet për mjekët e familjes, mjekët specialistë u akredituan nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror dhe u realizuar në partneritet me UNICEF dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirqënies Sociale.

Në kuadër të rritjes së kapaciteteve të figurave profesionale në sistemin shëndetësor Qendra ASET ofron edhe trajnime të tjera akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror (ish Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim). Tarjnimet fuqizojnë infermierët për standartet e shërbimeve infermierore për të moshuarit-shërbim në banesë.