ASET organizon dhe promovon  kurse formimi profesional per personat me aftesi te kufizuar, probleme te shendetit mendor dhe komuniteteve te tjera me nevoja te vecanta. Qendra nuk promovon vetem formimin profesional por edhe ndërmjetësim për futjen ne pune te individëve në ne nevoje dhe monitoron zhvillimin e kushteve te punes qe garantojne respektimin dhe dinjitetin njerezor e social si dhe respektojne te drejtat e tyre, pasi fuqizimi ekonomik i personave me aftësi të kufizuara arrihet përmes punësimit bazuar në aftësitë e tyre.
img17 img18
Ofrimi i mundësive të barabarta për punësim për personat me aftësi të kufizuara,  përbën një të drejtë të garantuar nga Legjislacioni Shqiptar, por ende të parealizuar në praktikë. ASET punon në partneritet me aktorët publikë e privatë që kanë rol kryesor dhe përgjegjësinë për të garantuar këtë të drejtë si dhe per te nxitur punesimin e individeve me aftesi te kufizuar dhe shtresave me vunerable te shoqerise.img19
 
Qendra “ASET” promovon  formimin profesional dhe futjen në punë të të rinjve, në vecanti dhe në përgjithësi të personave në vështirësi, duke promovuar zhvillimin e kushteve të punës që garantojnë respektimin e te drejtave te njeriut si dhe dinjitetin  njerëzor e social.