Qëndra “ASET” - Operon  në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare, nëpërmjet aktiviteteve dhe inisiativave të promovuara prej vetë saj. Bashkepunon me ente dhe organizata qe promovojne inisiativa ne sektore te njejte me Qendren.
Bashkëpunon  me administratën publike, organizata joqeveritare, qendra dhe institucione private si dhe organizma ndërkombëtarë.
 
Ideon dhe zbaton projekte me administratën lokale për mbrojtjen sociale te të gjitha grupeve shoqërore në nevoje, të familjeve në varfëri, fëmijëve romë, fëmijëve jetimë, të rinjve, personave me nevoja të veçanta, të moshuarve në nevojë, zhvillimit territorial etj. Krijon  mundësi bashkëpunimi për projekte në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe përfaqësimit humanitar të gjithë grupeve në nevojë, përfshirë projektet IPA.
img6