Qëndra per Administrim Social Ekonomik Territorial, në kuadër të projektit:

“Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve”

“Metoda Compasito” – metodë ndërvepruese trajnimi për fëmijët dhe profesionistët e rrjetit të Qendrave për Fëmijët në Situatë Rruge.

Kërkon të kontraktojë trajner për trajnimin e 80 fëmijëve dhe 25 profesionistë të Qëndrave për Fëmijët në Situatë Rruge. Trajnimi do të zhvillohet sipas metodës “Compasito” - metodë e certifikuar nga Bashkimi Europian. Trajnimet do të zhvillohen në muajin Shtator dhe Tetor 2017 në Qytetin e Tiranës dhe të Shkodrës.

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti Qëndra kërkon të kontraktojë një ekspert për hartim manuali “Compasito” dhe hartues moduleve të trajnimit.

Kërkohen përvoja dhe aftësitë e mëposhtme të ekspertit të trajnimit dhe të hartimit të modulit:


•           Diplomë Universitare në Shkenca Sociale apo fusha të ngjashme

•           Përvojë në punën me trajnime me fëmijët

•           Të zotërojë njohuri shumë të mira në fushën e të drejtave të fëmijëve

•           Njohuri e metodës “Compasito” është një avantazh


Nga trajnuesi për projektin do të kërkohen:


1.      Prezenca e tij në trajnime në muajin Shtator- Tetor 2017 për realizimin e trjanimeve në qytetin e Tiranës dhe të Shkodrës

2.      Realizim cilësor të trajnimeve duke respektuar axhendën e trajnimeve 20 ditë trajnimi të përbashkëta për fëmijët dhe personelin

3.      Realizim te trajnimeve duke u bazuar në temat dhe modulet e trajnimit të përcaktuara nga eksperti i moduleve

4.      Trajnimin e 80 fëmijëve të Qëndrave dhe 25 profesionistëve që ofrojnë shërbim në këto Qëndra

5.      Përdorimin e manualit Compasito për trajnimin e fëmijëve dhe të personelit


Eksperti i hartimit të manualit dhe modulit të trajnimit do të kenë përgjegjesitë konkrete:



1.      Të informohet nga Drejtori Ekzekutiv i Qëndrës ASET për hartën e nevojave specifike për

trajnim të fëmijëve dhe të personelit të Qëndrave për Fëmijët në Situatë Rruge

2.      Të bazohet në hartën e nevojave për të hartuar manualin e trajnimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përmes lojës dhe të fokusohet në pjesmarrjen e tyre në vendimmarrje.

3.      Manuali i hartuar të jetë i përshtatur me metodologjinë e metodës “Compasito”

4.      Të përgatisë intervistat për Drejtuesin e Qëndrave, për fëmijët, për punonjësin social ose psikologun e cdo Qëndre për Fëmijët në Situatë Rruge.

5.      Të përgatitë intervistat nëpërmjet metodës Stock&Flow

6.      Të analizojë nevojat e identifikuara në Qëndra për trajnim të fëmijëve dhe të personelit

7.      Të përshtatë modulet e trajnimit duke u bazuar në nevojat e identifikuara dhe në metodologjinë Compasito



Ekspertët e interesuar të përgatisin dhe të dorëzojnë elektronikisht dokumentat e mëposhtme:


- Curriculum Vitae

- Shprehje interesi


Në adresat: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

                   Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.


Afati i fundit për aplikim është data 15 Shtator 2017

Publikuar : 5 Gusht 2017




NJOFTIM



Qëndra për Administrim Social Ekonomik Territorial, në kuadër të projektit:



“Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve”

“Metoda Compasito” – metodë ndërvepruese trajnimi për fëmijët dhe profesionistët e rrjetit të Qendrave për Fëmijët në Situatë Rruge.



Ju fton të merrni pjesë në procedurën e prokurimit “Shërbime printimi" sipas specifikimeve teknike të poshtë shënuara



Nr.

EMERTIMI

Njesia

Sasia

1

Manual trajnimi 100 faqe

Format A4

Kopertina me ngjyra

Faqet e brendshme bardh e zi

cope

40

2

Postera format A3

Printim me ngjyra

cope

150

3

Fletpalosje me ngjyra

cope

200

4

Neësletter me ngjyra

cope

60

5

Broshure me 25 faqe

Kopertina me ngjyra

Faqet e brendshme bardh e zi

cope

60



Materialet do të printohen në periudhën Shtator 2017- Janar 2018.



Studiot grafike të interesuara të përgatitin ofertat dhe ti dërgojnë elektronikisht në adresat e mëposhtme:



- Curriculum Vitae

- Shprehje interesi



Në adresat: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

                   Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.



Afati i fundit për aplikim është data 25 Gusht  2017

Publikuar : 5 Gusht 2017